​Begaj përmbyll vizitën në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me vizitën në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit ka përmbyllur qëndrimin e tij në Kosovë.
Begaj i cili nga dita e hënë ka nisur vizitën në vendin tonë ka takuar krerë të lartë shtetëror, ku me nderime të larta u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e më pas u prit nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti.
Gjatë ditës së sotme Begaj është takua edhe me krerët opozitarë në vend, por jo edhe me të parin e LDK-së.
Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë, presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njëjta drejt rrugës evropiane.
Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.
Gjatë ditës se djeshme presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova, si dhe familjes Jashari në Prekaz.
Kjo është vizita e parë zyrtare prej kur Bajram Begaj ka marr postin e kryetarit të shtetit dy javë më parë.

Back to top button