38 sirianë u gjetën të bllokuar në një ishull pa emër

Një grup prej 38 migrantësh, përfshirë një grua shtatzënë janë gjetur të bllokuar në një ishull të vogël, pa emër, përgjatë kufirit turko-grek.
22 burra, nëntë gra dhe shtatë fëmijë thonë se kanë qenë në ishullin e lumit Evros që nga mesi i korrikut.
Pasi u gjetën të hënën, ata u dërguan në Greqinë kontinentale.
Ministri i migracionit i vendit ka thënë se grupi ishte në gjendje shumë të mirë dhe gruaja shtatzënë ishte dërguar në spital si masë paraprake.
Megjithatë, të paktën një fëmijë vdiq në ishull, sipas grupit dhe agjencive të të drejtave të njeriut. Ndërkohë që, Policia greke ende nuk e ka konfirmuar këtë.
Kishte paqartësi mbi vendndodhjen e grupit dhe për këtë arsye nëse Turqia apo Greqia duhej të kishin ndërhyrë për të ndihmuar.
Autoritetet greke fillimisht thanë se njerëzit të cilët Policia thotë se të gjithë e identifikojnë vetën si sirianë, ishin në territorin turk./21Media

Back to top button