​Biden rezulton negativ për Covid-19

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19, por do të mbetet në izolim në pritje të një testi të dytë, njoftoi mjeku i tij.
“Presidenti vazhdon të ndihet shumë mirë”, shkroi Dr. Kevin O’Connor.
Presidenti do të vazhdojë masat e tij të izolimit në pritje të një testi të dytë negativ, transmeton rtv21.tv
Biden nuk është larguar nga Shtëpia e Bardhë për 17 ditë, pasi fillimisht rezultoi pozitiv për Covid-19 më 21 korrik.
Pasi mori një kurs pesë-ditor të ilaçit antiviral të Pfizer, Paxlovid , Biden doli pozitiv për një rast të rikuperimit të Covid-19 të shtunën e kaluar. dhe rifilloi izolimin. Aktualisht nuk ka asnjë ngjarje në orarin e tij publik për fundjavën.
Gjatë izolimit, Presidenti ka marrë pjesë virtualisht në ngjarje publike nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë./21Media

Back to top button