VV me LDK-në a PDK-në për president, Dugolli thotë se ”me asnjëren”

(Lajm i përditësuar)
VV me LDK-në a PDK-në për president, Dugolli thotë se ”me asnjëren”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se as Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë qasje serioze ndaj çështjes së zgjedhjes së presidentit.
I pyetur se me cilën nga partitë opozitare është më afër VV-ja për këtë proces, Dugolli duke qeshur tha se nuk ka afërsi me asnjërën prej tyre.
“Si duket me asnjërën, asnjëra s’e ka përnjëmend”, për çka analistit Blerim Canaj i replikoi duke thënë se ”asnjëra nuk e keni përnjëmend”. Tutje Dugolli vazhdoi duke thënë ”Shtrohet pyetja pse nuk e kemi përnjëmend”.
Dugolli: Vendimi për ekspozitën e Shkëlzen Gashit u mor kolegjialisht, duhet më shumë kontroll në të ardhmen
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të RTV21 ka komentuar ekspozitën e Shkëlzen Gashit në sheshin e Prishtinës, duke theksuar se ajo nuk ka lidhje me strukturat e partisë.
“Nuk ka lidhje me VV-në, nuk është anëtar dhe nuk ka pjesë në strukturat e VV-së”, u shpreh Dugolli.
Ai shtoi se vendimi për subvencionimin e ekspozitës është marrë në mënyrë kolegjiale nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe se procesi nuk është vendosur nga një individ i vetëm.
“Vendimi për të subvencionuar këtë ekspozitë ka qenë vendim i kryesisë së Kuvendit”, tha ai.
Dugolli theksoi gjithashtu se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka sqaruar se votimi është bërë në mënyrë kolegjiale dhe pa njohuri të plotë për përmbajtjen e ekspozitës.
“Ne kemi votuar në mënyrë kolegjiale dhe askush nuk e ka konsultuar përmbajtjen, nuk e kemi ditur”, citoi ai.
Megjithatë, Dugolli pranoi se kjo nuk e justifikon mungesën e kontrollit institucional dhe tha se në të ardhmen duhet të ketë më shumë vëmendje dhe verifikim për vendime të tilla.
Dugolli: Pagën e 13-të do ta japim në fillim të vitit të ardhshëm, kemi rritur pagën minimale
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se qeveria do ta realizojë premtimin për pagën e 13-të edhe në fillim të vitit të ardhshëm.
“Pagën e 13-të vitin e ardhshëm do ta japim në fillim të vitit, ky është premtim që e kemi dhënë”, u shpreh Dugolli.
Ai gjithashtu tha se janë ndërmarrë hapa për përmirësimin e kushteve në sektorin privat, duke theksuar rritjen e pagës minimale.
“Në sektorin privat kemi rritur pagën minimale”, shtoi ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të RTV21 ka komentuar diskutimet rreth emrave të mundshëm për president, duke theksuar se Andin Hoti nuk është i lidhur me Vetëvendosjen.
Sipas tij, Hoti ka një të kaluar politike në Partia Demokratike e Kosovës dhe nuk mund të cilësohet si militant i VV-së.
“Andin Hoti nuk është militant i VV-së, ka pasur një të kaluar në PDK”, u shpreh Dugolli.
Ai gjithashtu akuzoi partitë opozitare për mungesë sinqeriteti në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se ato ende nuk kanë treguar interes të vërtetë për arritjen e një marrëveshjeje.
“Nga partitë opozitare ka pasur jo sinqeritet dhe ende nuk kanë interes për çështjen e presidentit”, shtoi Dugolli.
Dugolli për partitë opozitare: Ka pasur jo sinqeritet, ende s’kanë interes për çështjen e Presidentit
Dugolli: Po punojmë si asnjëherë më parë për çështjen e presidentit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se institucionet nuk janë jashtë afateve në trajtimin e çështjen e presidentit.
Sipas tij, puna në institucione po zhvillohet më intensivisht se më parë, ndërsa vonesat janë pasojë e jofunksionalitetit të Kuvendi i Kosovës gjatë vitit të kaluar.
“Nuk jemi jashtë kohe, ne po punojmë si asnjëherë më parë. Vitin e kaluar Kuvendi ka qenë jofunksional dhe shumë ligje të rëndësishme kanë mbetur në pritje”, u shpreh Dugolli.
Ai theksoi se aktualisht po trajtohen si prioritete çështjet e mbetura pezull, duke shtuar se një vit mosfunksionim i Kuvendit ka krijuar pengesa të konsiderueshme në proceset institucionale.
”Bordi i Paqes”, Dugolli: Kjo çështje do të ratifikohet
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione ndërkombëtare, përfshirë Gazën, është një mundësi që nuk duhet humbur.
Duke folur për marrëveshjet në kuadër të ashtuquajturit “Bordi i Paqes”, Dugolli theksoi se dërgimi i FSK-së është derivat i këtyre angazhimeve dhe ka rëndësi të veçantë për vendin. Sipas tij, çdo vonesë mund të rezultojë në humbje të mundësive, duke rikujtuar se një rast i tillë është humbur edhe vitin e kaluar.
“Është e rëndësishme që të mos humbet kjo mundësi, pasi nëse vonohemi, mund të humbasim siç ka ndodhur vitin e kaluar”, u shpreh ai.
Dugolli shtoi se forca stabilizuese në Gaza përbën element kyç, veçanërisht duke pasur parasysh interesimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë mision. Ai theksoi gjithashtu se Kosova është pjesë e strukturave relevante ndërkombëtare dhe se marrëveshja pritet të ratifikohet.
“Jemi anëtarë të Bordit të Paqes dhe kjo çështje do të ratifikohet”, përfundoi Dugolli.
Dugolli: Angazhimi në Gaza, mundësi për FSK-në të dëshmojë kapacitetet
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar në “Click” në RTV21 se përfshirja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione ndërkombëtare është një proces i planifikuar që nga fillimi.
Sipas Dugollit, i gjithë procesi është dizajnuar në mënyrë që FSK të dëshmojë kapacitetet dhe profesionalizmin e saj në skenën ndërkombëtare, duke kontribuar në ruajtjen e paqes.
i theksoi se një angazhim i mundshëm në Gaza do t’i japë FSK-së mundësinë të tregojë aftësitë e veta në operacione paqeruajtëse.
“Që nga fillimi, procesi është komplet i dizajnuar që FSK të tregojë aftësitë e veta për të kontribuar për paqen në Gaza dhe do të ketë mundësi të tregojë aftësitë e veta”, u shpreh Dugolli./RTV21/21Media