​Biden rrit numrin e refugjatëve që mund të hyjnë në SHBA

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vendosur të rrisë nga 15 mijë në 62 mijë e 500 numrin e refugjatëve që mund të hyjnë në vend vitin e ardhshëm, pas kritikave nga mbështetësit e tij se ai vazhdon ta mbajë numrin në një minimum të ulët historikisht.

“Sot, unë po ndryshoj pragun për pritjen vjetore të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, i cili tejkalon 62.500”, ka thënë Biden në një deklaratë të hënën.

Menjëherë pasi mori detyrën në janar, ai ka premtuar të forconte programin e pritjes së refugjatëve, por më pas i ka befasuar aleatët duke vendosur të mbanin një numër të ulët.

Vendimi për të mbajtur përkohësisht tavanin e ulët historikisht të 15 mijë refugjatëve, një numër i vendosur nga Donald Trump, solli një surprizë në kampin demokrat.

Në deklaratë, Biden tutje ka thënë se lëvizja e tij e re “fshin numrin historikisht të ulët të vendosur nga administrata e mëparshme në 15.000 që nuk pasqyron vlerat amerikane si një komb që pranon dhe mbështet refugjatët”.

Back to top button