​Borrell: Bashkëpunimi BE-SHBA do të ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi

 
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell i informoi sot ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së mbi raundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi javën e kaluar dhe qëllimin për një takim të ri në muajin korrik.
Duke përmbledhur rezultatin e sesionit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, Borrell vuri në dukje se “bashkëpunimi midis SHBA dhe Bashkimit Evropian është shumë i mirë, nuk ka më konkurrencë dhe përpjekje nga pala amerikane për të marrë përsipër dialogun”.
Ai shtoi se në ndërmjetësimin për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, tani ka “bashkëpunim të fortë” midis BE dhe SHBA dhe se “kjo do të ndihmojë”.
Borrell vlerëson se bashkëpunimi i zgjeruar me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian do të ndihmojë procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi në sesionin e ministrave të Bashkimit Evropian ishte “vetëm një pikë në temat aktuale dhe vetëm disa minuta iu kushtuan asaj”.

Back to top button