​KGjK zgjodhi dy anëtarët nga gjykatat themelore

 
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka përzgjedhur sot dy anëtarët në këtë këshill, të cilët do t’i përfaqësojnë gjykatat themelore.
Në listën përfundimtare të kandidatëve të nominuar për këto dy pozita ishin Arjeta Sadiku nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Besnik Bislimaj nga Gjykata Themelore e Gjakovës, Fidan Hoxha nga Gjykata Themelore e Prizrenit, Mirlinda Bytyqi nga Gjykata Themelore e Ferizajt, Veli Kryeziu nga Gjykata Themelore e Gjilanit dhe Veton Ademaj nga Gjykata Themelore e Pejës.
Në procesin e përzgjedhjes votuan 253 gjyqtarë nga 317 gjithsej me të drejtë vote. Më së shumti vota morën Fidan Hoxha nga Gjykata e Prizrenit – 139 dhe Arjeta Sadiku nga Gjykata e Prishtinës, e cila mori 129 vota.
Ndryshe, KGjK ka 13 anëtarë, ku tre prej tyre janë nga gjykatat themelore e të cilët kanë mandat 5-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Back to top button