Disa shpërthime janë dëgjuar në Kiev
Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, mbrëmjen e së dielës. Shpërthimet goditën rrethin Podil të kryeqytetit ukrainas, duke përfshirë zona banimi dhe biznesi, tha të dielën vonë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
Shpërthimet goditën “disa shtëpi dhe në territorin e një prej qendrave tregtare. Ekipet e shpëtimit, paramedikët dhe policia janë tashmë në vendngjarje”, tha Klitschko përmes Telegramit.
Më herët të dielën, zjarr masiv kundërajror shpërtheu mbi Kiev, transmeton rtv21.tv
Nuk është e qartë se çfarë po gjuanin ukrainasit, por ekuipazhi i CNN pa një pikë të ndriçuar që përshkoi qiellin mbi kryeqytetin, i cili mund të ketë qenë një avion./21Media