​Chelsea futet në garë për Neymar-in

Chelsea raportohet se është i interesuar për nënshkrimin e Neymar nga Paris Saint-Germain.
30-vjeçari ka kaluar pesë vjet në Paris, pasi iu bashkua kampionëve francezë nga Barcelona për 222 milionë euro.
Neymar është kontraktuar me PSG-në deri në vitin 2025, me një zgjatje automatike dy-vjeçare që do të hyjë në fuqi më 1 korrik, megjithatë, thashethemet kanë filluar të qarkullojnë për të ardhmen e sulmuesit.
Përfaqësuesit e lojtarit supozohet se kanë zhvilluar bisedime me Juventusin për mundësinë e një lëvizjeje në Serie-A, megjithëse kostoja e marrëveshjes ka të ngjarë të pengojë klubin italian të nënshkruajë me brazilianin këtë verë.
Përveç interesimit të Juventusit, gazetari Ekrem Konur raporton se Chelsea po monitoron gjithashtu situatën e Neymar teksa po e planifikon një transferim të mundshëm.
Neymar, i cili ka shënuar 100 gola në 144 paraqitje për PSG-në, ka fituar shumë trofe në kohën e tij me klubin francez, duke përfshirë katër tituj të Ligue 1.

Back to top button