​Chelsea përgatit ofertë të re për Lukakun

 
“Blutë” e Londrës janë të gatshëm që të bëjnë çdo gjë për ta siguruar transferimin e yllit belg.
Gjiganti i Premier Ligës angleze është duke e përgatitur një ofertë të re rreth 130 milionë euro për sulmuesin e Interit, raporton “Goal”.
Spekulohet që skuadra londineze veçse e ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për sulmuesin belg, në të cilën përfshihej edhe mbrojtësi spanjoll Marcos Alonso, por kampioni i Serie A e ka refuzuar atë.
Tani thuhet që Chelsea është i gatshëm që të bëjë një ofertë të re në regjionin e 130 milionë eurove vetëm për ta siguruar transferimin e Romelu Lukakut, ofertë kjo e cila mund të pranohet nga Interi për shkak të krizës ekonomike në të cilën gjendet klubi.
Transferimi në “Stamford Bridge” tani varet nga krerët e “Bluve” nëse arrijnë ta bindin kampionin e Serie A për shitjen e tij, dhe janë të përgatitur që të bëjnë çdo gjë për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.

Back to top button