​Dy të vdekur e mbi 900 raste me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka informuar për situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit.
Dy persona kanë vdekur nga COVID-19, derisa nga 2 mijë e 100 testime, 973 rezultuan pozitivë.
Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276 mijë e 889 që nga fillimi i epidemisë.
Janë 5 mijë e 332 qytetarë aktivë me COVID-19 në Shqipëri./21Media
 

Back to top button