Çka është sëmundja e bajameve, cilat janë shenjat, si bëhet trajtimi, tregon Dr. Hajdin Thaçi

“Bajamet ose indi tonsillar janë ind limfatik mbrojtës imunoretikular. Janë të vendosura në pjesën e pasme anësore të grykës, (orofaring) dhe prapa vrimave të pasme të hundës (nazofaring). Gjithsej janë 6 lokacione të tonsillave: tonsillat palatinale qifte, tonsillat linguale teke, tonsillat tubare qifte dhe tonsilla e trete teke (vegetatio adenoidea). Të gjitha këto formojnë unazën limfatike Waldejer. “, kështu ka deklaruar për rtv21.tv Dr. Hajdin Thaçi, Mr. Sci, otorinolaringolog.
Dr. Thaçi ka bërë të ditur se sëmundja inflamatore e indit tonsillar (bajameve) quhet tonsillitis.
Bajamet e sëmura/Ja se cilat janë shenjat më të zakonshme - Aktualitet
Otorinolaringologu ka informuar se tonsilliti mund të jetë akut, i shkaktuar nga viruset, bakteriet, por edhe të kombinuara. Sipas tij, tonsilliti mund të jetë edhe kronik me infeksion perzistent me prani të gurëzve (tonsill stone) me shoqërim të erës së gojës (foeter ex ore).
Ai gjatë intervistës për rtv21.tv ka treguar se cilat janë simptomat e bajameve.
“Shenjat dhe simptomat e infeksionit të tonsillave dhe adenoidit (bajamja e tretë) janë: dhimbje të grykës, temperaturë, frymëmarrje e dobësuar (bad brith), gëlltitje e vështirësuar, enjtje e gjëndrrave limfatike në qafë.”, ka informuar Thaçi.
Simptomat paralajmëruese të bajameve të qelbëzuara që s'duhen injoruar kurrë - Shëndeti
Ai ka potencuar se trajtimi i tonsilliteve akute është konservativ (antibiotik, analgjetik , antiporetik). Sipas otorinolaringologut, trajtimi i tonsilliteve kronike është kirurgjik në raste kur plotësohen kriteret.
“Procedura e trajtimit kirurgjik quhet Tonsilloadenoidectomi (nëse hiqen në tërësi bajamet). Ndërsa, Tonsillotomy nëse tonsillitet hiqen pjesërisht.”, ka informuar Dr. Thaçi.
Ai ka theksuar se nëse tonsillitet nuk trajtohen në raport me protokolle, pasojat janë jo të vogla deri në rrezikim jete. Ndërsa, ka bërë të ditur se lidhur me trajtimin e tonsilliteve duhet vepruar në kordinim Pediatër ORL specialist.
Bajamet – Dr.Gjergji Bizhga
Dr. Hajdin Thaçi, Mr. Sci, otorinolaringolog ka treguar 10 indikacionet se kur duhet ndërhyrë kirurgjikisht.
“Në përputhshmëri me Akademinë Amerikane të Otorinolaringologëve: 1. Shtatë episode të infeksionit brenda vitit 2. Pesë episode të infeksionit brenda dy vitesh. 3. Tre epizode në çdo vit në tre vjetët e fundit. 4. Hipertrofia (rritja e tonsillave ) në masën që shkakton sleep apne. 5. Bllokimi i hundëve nga adenoidi 6. Rekurencat e Otiteve (infeksioni i veshëve ) 7. Rinosinusitet rekurente 8.Prania e gurëzve tonsillar, e shoqëruar me erë goje 9. Apscesi peritonsillar i përsëritur në tonsilla 10. Infeksioni mikotik”, ka shtuar Dr. Thaçi./21Media

Back to top button