​EFL Cup/ Liverpooli vazhdon tutje, eliminohet Manchester City

 
Liverpooli ka kaluar në fazën çerekfinale të Carabao Cup pas fitores me rezultat 2-0 kundër Prestonit.
Për skuadrën e Jurgen Kloppit golat i shënuan Minamino dhe Origi në minutat 62’ dhe 84’.
Befasia e madhe ndodhi në stadiumin “Olympic Stadium”, aty ku West Ham United e mposhti Manchester Cityt pas ekzekutimit të penalltive.
Pas 90′ minutave të rregullta, rezultati ishte i barabartë 0-0, kurse pas penalltive, West Hami triumfoi me rezultat 5-3.
Skuadra tjera që sonte e siguruan kualifikimin tutje në këtë garë janë Tottenhami, Leicesteri dhe Brentfordi.

Back to top button