​Erdogan: Të merren hapa të shpejtë kundër strukturimit të organizatës Feto në Shqipëri

Nga Kuvendi i Shqipërisë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan duket se ka dhënë një lloj ultimatumi lidhur me qeverinë shqiptare në raport me organizatën FETO-s.
Ai ka thënë se pret që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër FETO-s dhe të mos lejohet që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye.
”Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton që të thotë të vërtetën. Për çështjen e FETO-s ne e shohim si kusht vëllazërie për partnerin tonë strategjik ashtu sikurse në Turqi institucionet e lidhur ame FETO-n kanë agjentë të fshehur, ndaj nuk duhet të keni asnjë dyshim se ata do të zbulojnë fytyrat e vërteta dhe të gjithë do ta kuptojnë”, ka thënë Erdogan.
Ky i fundit ka shtuar se kjo strukturë helmuese përmbën një kërcënim për Shqipërinë dhe nëse nuk veprojnë me kohë atëherë tentativat do të përsëriten ashtu sikurse në vendin e tij.
”Ne kemi paguar një kosto shumë të rëndë. E konsiderojmë si detyrë që tua tregojmë vëllezërve tanë që të mos pësojnë të njëjtin fat. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër FETO-s dhe të mos lejohet që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye. Presim që vizitën tjetër kjo çështje të ketë marrë formë të prerë”, ka shtuar tutje Erdogan./oranews

Back to top button