​Erërat e forta në vend, KEDS: Po sanojmë dëmet e shkaktuara në rrjet

Derisa erërat e forta po vazhdojnë të mbretërojnë në vend, Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka deklaruar se në disa zona janë lokalizuar prishjet dhe ekipet janë mobilizuar në sanimin sa më të shpejtë të tyre.
Ndërsa në disa zona tjera sikurse është Vushtrria, KEDS ka thënë se për shkak të erërave të forta është e pamundur të intervenohet për momentin, për shkaqe sigurie.
“Qendra Dispeqerike dhe ekipet në terren po vleresojnë situatën dhe në momentin që u ipet mundësia do të intervenojnë për të sanuar dëmet në rrjet dhe rikthyer energjinë elektrike”, ka njoftuar KEDS në Facebook.
KEDS ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve si dhe kanë kërkuar që në zonat ku ka erëra të kenë kujdes të shtuar./21Media

Back to top button