“Putini është në një kafaz që e ndërtoi vetë”

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha se presidenti rus, Vladimir Putin tani është në një kafaz që e ndërtoi vetë. “Ushtria e tij është e rraskapitur, ka pësuar humbje të konsiderueshme.”, tha ai.

Wallace tha se reputacioni i ushtrisë së Rusisë është shkatërruar.

“Ai jo vetëm që duhet të jetojë me pasojat e asaj që po i bën Ukrainës, por duhet të jetojë edhe me pasojat e asaj që i ka bërë ushtrisë së tij.”

Wallace u shpreh se forcat ruse duket se po rigrupohen dhe po zhvendosin fokusin e tyre drejt jugut dhe lindjes së Ukrainës, shkruan BBC.

Ai shtoi se aleatët ndërkombëtarë kanë rënë dakord të furnizojnë më shumë pajisje ushtarake dhe ndihma për Ukrainën, duke përfshirë automjete të blinduara dhe artileri dhe municione./21Media

Back to top button