FSK në Shqipëri, operacion në zonën e Kalimashit dhe fshatin Shënmëri
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar dje në Shqipëri për t’i dalë në ndihmë në shuarjen e zjarreve njësive ushtarake të ushtrisë shqiptare që po operojnë në regjionin e Kukësit.
Kontingjenti i FSK-së është i përbërë nga tri skuadra të zjarrëfikjes dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare si dhe një ekip i Kompanisë për Operacione me Civil.
Operacioni i shuarjes së zjarreve nga pjesëtarët e FSK-së ka filluar dje dhe aktualisht është duke operuar për fikjen dhe kontrollin e zjarreve në zonën e Kalimashit dhe fshatit Shënmëri në perëndim të Kukësit.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme në përmbushjen e misionit kushtetues. Vetëm të bashkuar mund ta tejkalojmë situatën e shkaktuar nga zjarret”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook./21Media



Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?