Kaloni te përmbajtja kryesore

Moti në dy ditët në vijim, diell, vranësira dhe riga shiu

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
IHMK ka njoftuar se të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, kryesisht  për rreth maleve. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius.
“Indeksi UV vazhdon ti mbaj vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit e leht dhe lokalisht e fortë”, ka njoftuar IHMK./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button