​FSK në stërvitjen ndërkombëtare me NATO-n

Një kontigjent i FSK-së është nisur për pjesëmarrje në Stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në Bazën e ushtrisë Amerikane Hohenfels të Gjermanisë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë se ushtrimi është i dizajnuar të simuloj skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara, asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit etj.
Ushtrimi “Combined Resolve 22″ mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane.
”Ky ushtrim zhvillohet për të ushtruar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere dhe të zhvilloj aftësi kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne”, ka shkruar Mehaj në ”Facebook”./21Media

Back to top button