​Gjini vizitoi dy terrenet e reja sportive në Gjakovë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adea Roka, vizituan dy terrenet e reja sportive, njëra pranë shkollës “Emin Duraku” dhe tjetra në lagjen “Dardania”.
Ky projekt tashmë i finalizuar dhe i gatshëm që fëmijët ta shfrytëzojnë për rekreacion, ka përfshirë renovimin e fushës së basketbollit pranë shkollës “Emin Duraku”, si dhe ndërtimin e fushës së basketbollit bashkë me këndin e lojërave në lagjen “Dardania”.
“Projekti i ndërtimit të terreneve sportive do të vazhdojë me ritëm akoma më të shtuar, edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Back to top button