Thernin ilegalisht shpendë, inspekcioni i gjobiti dhe i detyroi ta pastrojnë Tregun e Automjeteve

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës sot gjatë ditës ka zhvilluar një aksion që kishte për qëllim inspektimin e Tregut të Automjeteve.
Me këtë rast janë larguar shitësit dhe ata që po therrnin ilegalisht dhe në kushte absolutisht të papërshtatshme shpendë të ndryshme.
Në njoftimin nga Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se të njëjtit përveç që janë gjobitur, janë detyruar që edhe të pastrojnë hapsirat e tregut të cilat po shfrytëzoheshin për therrje si dhe për hedhjen e mbetjeve të shpendëve të therrura.
Drejtoria e Inspekcionit, duke pasur parasysh ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tonë sikur edhe të ambientit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se “gjatë ditëve në vijim, në bashkëpunim edhe me organet tjera kompetente, do të organizojë aksione akoma më të mëdha si dhe do të ndërmarrë veprime edhe më të ashpra të parapara me ligj për të ndaluar veprime të tilla të papërgjegjshme të atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë”./21Media

Back to top button