​Hajdari takon inspektorët e komunave, diskutojnë për bashkëpunim në terren

 
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari së bashku me kabinetin e saj dhe Inspektoratin e Tregut, kanë takuar sot inspektorët e tregut të cilët veprojnë në komunat e Kosovës.
Hajdari ka thënë se shprehën gatishmërinë në kordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme, për të mirën e qytetarëve, bizneseve dhe shtetit.
“Bashkëpunëtorët Inspektorë të Tregut i falënderova për bashkëpunimin në terren, lidhur me çrregullimin e çmimeve të tregut tonë dhe shprehëm gatishmërinë në kordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme, për të mirën e qytetarëve, bizneseve dhe shtetit”, ka shkruar Hajdari në Facebook./21Media

Back to top button