​Hapet i gjithë tuneli i Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë

 
Tuneli i Skërficës me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot pamje nga momentet e hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.
“Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, shkruan Rama.
Afati i përfundimit të punimeve në rrugën Kardhiq-Delvinë është 7 gushti i vitit 2022, por loti i 7-të, Kardhiq-Delvinë do të jetë gati sezonin e ardhshëm turistik.
E gjithë vepra ka 8 lote nga të cilat lotet 1, 2 dhe 3 kanë përfunduar.

Back to top button