​Haradinaj falënderon Metën për angazhimin e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me Ilir Metën kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer gjatë gjithë mandatit të tij si President i Shqipërisë.
Presidentin, Haradinaj e ka falënderuar për angazhimin e tij për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Kosovës dhe projekte të interesit të përbashkët Kosovë – Shqipëri.
“Po ashtu e urova që Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe i urova sukses në rrugëtimin e tij të mëtutjeshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Me ceremoni shtetërore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në vizitë zyrtare presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta në fund të mandatit të tij si president./21Media

Back to top button