Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

Anëtari i LDK-së, Alban Zogaj, në një deklaratë për RTV21 tha se është e rëndësishme që është deklaruar edhe njëherë Kuvendi i LDK-së për vazhdimin e Abdixhikut në krye të këtij subjekti politik.
Ai po ashtu nuk e mohoi se do të angazhohen në procesin e krijimit të institucioneve.
“Kemi rol kyç në këtë drejtim dhe do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit dhe të ketë stabilitet Kosova”, tha ai.
Tutje ai nuk diskutoi se cilat janë parimet e tyre në një koalicion potencial me LVV-në./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?