​Haradinaj konfirmon takimin me Kurtin

 

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti për koordinim rreth temave nacionale, duke përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi.

Lulëzim Blaka nga Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, e ka konfirmuar për KP pjesëmarrjen e Haradinajt në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti.

“Po e konfirmojmë se takimi mes kryetarit Haradinaj dhe kryeministrit Kurti, me kërkesë të këtij të fundit, do të zhvillohet në fillim të javës tjetër”, ka thënë ai.

Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se takimet planifikohen të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Kurti ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë”, thuhet në njoftim.

Back to top button