​Hoti takon Sassolin, temë pandemia dhe liberalizimi i vizave

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës në Bruksel ka zhvilluar një takim me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Hoti përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se me Sassolin ka biseduar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe të ardhmen evropiane të Kosovës, me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave.

“Shumë i nderuar të takoj presidentin David Sassoli, me të cilin patëm bisedime frytdhënëse për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe të ardhmen evropiane të Kosovës, me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Hoti.

Back to top button