​Hoxhaj: Kurti Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re

 

 

 

Enver Hoxhaj, u.d së kryetarit të PDK-së, thotë se marko-shengeni shqiptar i cili do të bënte të mundur bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte vetëm fushatë e Albin Kurtit.

Hoxhaj thotë se sot me kryeministër Kurtin, Shqipëria është më larg se kurrë duke theksuar se energjinë dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Mini-shengenit.

“Makro-Shengen shqiptar, që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me shpejtësi të re – premtonte Albin Kurti në fushatë. Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit. Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./21Media

Back to top button