​Këto janë ndeshjet më interesante të ditës së sotme

Premier Liga, Liga 1 e Francës dhe Bundesliga janë rikthyer nga pushimet, kurse sot aksionit i rikthehet edhe liga holandeze, e njohur ndryshe si Eredivisie.
Mbrëmë pamë disa ndeshje tejet interesante, ku Bayerni e nisi sezonin e ri duke e shkatërruar Eintracht Frankfurtin me rezultat të thellë 6:1, kurse Arsenali e mposhti 2:0 skuadrën e Crystal Palace.
Fitore po ashtu regjistroi edhe skuadra franceze, Lyon, e cila e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Ajaccios.
Ndërkaq, të tri këto liga vazhdojnë sot me disa ndeshje tejet interesante, kurse Eredivisie e Holandës e fillon sot sezonin e ri 2022/23.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm në Premier Ligë do të jetë ajo mes skuadrës së promovuar, Fulham dhe gjigantit anglez, Liverpool, përballje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 13:30.
Krahas Liverpoolit ndeshje do të zhvillojë edhe Chelsea, i cili me fillim nga ora 18:30 do të jetë mysafirë i skuadrës së Evertonit.
Në Francë, kampioni Paris Saint-Germain do ta hap sezonin e ri me ndeshje si mysafirë kundër Clermont, kurse në Bundesliga ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Borussia Dortmundit e Bayer Leverkusenit.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligë, Bundesliga, Liga 1 e Francës dhe Eredivisie e gjeni më poshtë.
Premier Liga
13:30 Fulham – Liverpool
16:00 Bournemouth – Aston Villa
16:00 Leeds United – Wolverhampton
16:00 Newcastle United – Nottingham Forest
16:00 Tottenham – Southampton
18:30 Everton – Chelsea
Liga 1 e Francës
17:00 Strasbourg – Monaco
21:00 Clermont – Paris Saint-Germain
Bundesliga
15:30 Augsburg – Freiburg
15:30 Borussia Monchengladbach – Hoffenheim
15:30 Bochum – Mainz
15:30 Union Berlin – Hertha Berlin
15:30 Wolfsburg – Werder Bremen
18:30 Borussia Dortmund – Bayern Leverkusen
Eredivisie
16:30 Sittard – Ajax
18:45 Cambuur – Excelsior
20:00 PSV – FC Emmen
21:00 Waalwijk – Utrecht.

Back to top button