Nisin hetimet për vdekjen e një personi në një kafiteri në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për personin që vdiq në një kafiteri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Mëngjesin e së premtes derisa ishte duke qëndruar në një kafiteri iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media