​Shtyhet ndeshja mes Manchester United dhe Liverpoolit

 

Është shtyrë derbi mes Manchester United dhe Liverpoolit për shkak se tifozët e vendasve kanë hyrë në stadiumin “Old Trafford” për të protestuar kundër pronarëve të “Djajve të Kuq” , ku kanë kërkuar me ngulm largimin e Glazers.

Pas largimit të tifozëve nga stadiumi, protesta ka vazhduar edhe jashtë, duke e pamundësuar arritjen e autobusëve me lojtarë, pasi që janë bllokuar hyrjet nga policia lokale.

Ndeshja është shtyrë pa ndonjë afat të caktuar dhe pritet lajmi nga zyrtarët e Premier Ligës angleze, nëse ndeshja mund të zhvillohet pa ndonjë incident.

Back to top button