Konjufca ngushëllon familjen Zejnullahu
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, për vdekjen e babait të heroit Hakif Zejnullahu, Sabit Zejnullahu.
“E nderuar familje Zejnullahu, Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të shumë nderuarit bacës Sabit. Baca Sabit na mësoi se si duhet ta duam Atdheun, duke edukuar heronj si Hakifi i cili bashkë me Zahir Pajazitin dhanë më të shtrenjtën e tyre për liri e pavarësi. Heroizmi dhe kujtimet e jetës së tyre nuk do të na lënë kurrë. Kontributin e bacës Sabit do ta kujtojmë me respekt dhe krenari. Ngushëllimet më të sinqerta për ju, miqtë dhe të afërmit”, thuhet në telegramin e Konjufcës.
Ndryshe, varrimi i Sabit Zejnullahut është bërë sot në varrezat e fshatit Lladoc në Podujevë./21Media