​Kosova në heshtje zgjedhore

Partitë politike mbrëmë përmbyllen fushatën pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen nesër në Kosovë. Kështu që sot në vendin tonë është heshtje zgjedhore.
Nga 38 komuna, qytetarët e 21 prej tyre do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës, në mes dy kandidatëve më të votuar në raundin e parë.
Komunat ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Sa i përket qytetarëve me të drejtë vote në balotazh, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1 milion e 260 mijë e 571.
Balotazhi do të mbahet këtë të diel më 14 nëntor./21Media

Back to top button