​KQZ vendos nesër për rinumërim të mundshëm të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten do të marrë vendimin nëse do të ketë rinumërim të votave.
Këtë e bëri të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një konferencë për media.
“Të enjten, KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës për të shqyrtuar raportin e QNR-së, pas përfundimit të procesit të hetimit dhe verifikimit të atyre vendvotimeve, të cilat nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta, pasi është vërejtur ndonjë parregullsi e çfarëdo natyre. Pas rekomandimit nga QNR, KQZ-ja do të vendosë nëse është i nevojshëm të bëhet rinumërimi i ndonjë vendvotimi, me qëllim të saktësimit të gjendjes brenda një kutie votimi”, tha Elezi.
Tutje, Elezi bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u bërë edhe skanimi i listës përfundimtare të votuesve, ndërkohë që KQZ-ja është në pritje të vendimmarrjes nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me ankesat në këtë institucion, afat i cili përfundon të enjten./21Media

Back to top button