14 raste të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 140 testime të kryera.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Kurse janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 83.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 515.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 514 mijë e 370 doza të vaksinës.
Deri më sot 681 mijë e 450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media