​Lajçak takoi komandantin e KFOR-it

 

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në ditën e parë të vizitës në Kosovë është takuar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici.

Përmes një shkrimi në Twitter, diplomati sllovak bëri të ditur se me komandantin e KFOR-it ka  diskutuar për zhvillimet aktuale.

“Mundësi e mirë për të konfirmuar unitetin tonë të fortë transatlantik”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit. Ai sonte është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

Back to top button