Kosnett: Qëllimi ynë një zgjidhje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

 

 

Ambasadori i amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kosnett ka njoftuar se në takim ka riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

“Në takimin e sotëm me Emisarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, riafirmova mbështetjen dhe bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara rreth dialogut të kryesuar nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim të thellë Euro-Atlantik, ku do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kosnett në Twitter./21Media

 

 

Back to top button