​Më 6 prill mbahen zgjedhjet për president të Federatës së Futbollit të Kosovës

 
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës(FFK) nën drejtimin e presidentit Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president.
Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill.
“Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit”, njofton FFK./21Media

Back to top button