Kaloni te përmbajtja kryesore

​Mehaj: Bashkë-zbarkimi i mundshëm i FSK-së përkrahë forcave holandeze, vlerë e shtuar për paqen

 
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, sot ka zhvilluar takim me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneral Onno Eichelsheim. Ata janë dakorduar për të shqyrtuar mundësitë për thellimin të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara.
Mehaj ka thënë se Gjeneralit Eichelsheim i ka shprehur falënderimin për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm të deritashëm.
“Gjenerali Eichelsheim gjithashtu më premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave të dy vendeve, duke na përgëzuar për orientimin tonë të fuqishëm drejtë anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button