Vdiq një person pasi ra në një humnerë në Prevallë

Një person ka vdekur sot pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë të Prizrenit.
Trupi i pajetë është gjetur sot pas orës 16:00.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, kanë njoftuar nga Policia./21Media

Back to top button