​Ministrja Bajrami takim virtual me Ulrika Richardson

 

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka mbajtur sot një takim virtual me koordinatoren për zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ulrika Richardson, me të cilët ka biseduar për hapat e përbashkët rreth implementimit të Planit të Reagimit Socio-Ekonomik ndaj COVID-19 të përgatitur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, si dhe për çështje tjera me interes të përbashkët.

Me këtë rast, ministrja Bajrami vlerësoi angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e sfidave socio-ekonomike që ka shkaktuar pandemia koronavirus.

Ajo i njoftoi bashkëbiseduesit me Programin për rimëkëmbje ekonomike të aprovuar nga Qeveria e Kosovës dhe theksoi se Plani i reagimit socio-ekonomik ndaj COVID-19, i përgatitur nga ekipi i OKB-së në Kosovë, është komplementar me përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për rigjallërimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Palët u pajtuan që të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në përmirësimin e situatës socio-ekonomike në Kosovë të shkaktuar nga COVID-19, thuhet në një komunikatë për media.

Back to top button