​Miratohet projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë Kosovës

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes miratoi projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Fillimisht, Komisioni miratoi një për një, 12 amendamente shtesë të projektligjit. Ato për votim i paraqiti, kryesuesi i grupit punues, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Ai tha se ky projektligj me amendamentet plotësuese i plotëson gjitha kriteret.
Por deputeti i PDK-së, anëtar i komisionit, Hisen Berisha shprehu rezerva për disa prej amendamenteve dhe për këtë arsye abstenoi për projektligjin.
“Ky ligj rregullon çështjet një herë e përgjithmonë dhe jo çështje specifike, prandaj duhet të ketë kujdes në formulime”, tha ai.
Anëtarët e tjerë të komisionit u pajtuan me amendamentet.

Back to top button