Nuk ka fitues në derbin ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit

Kombëtarja e Argjentinës mbrëmë pas mesnate barazoi me Brazilin, ku pas 90’ minutave lojë të dy portierët, Martinez nga Argjentina dhe Alisson nga Brazili arritën të mbajnë portat e paprekura.
Në bazë të statistikave ndeshja ishte afërsisht e barabartë, ku në posedim të topit argjentinasit kishin 55% krahas 45% sa kishte Brazili, kurse në goditjet direkt në portë Argjentina pati tre sosh, një më shumë se brazilianët.
Me pikët e reja, Brazili dhe Argjentina siguruan kualifikimin tutje për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku pas 13 ndeshjeve Brazili gjendet në vendin e parë me gjithsej 35 pikë, gjashtë më shumë se vendi i dytë Argjentina.
Ndërkaq, Kombëtarja e Ekuadorit me 23 pikë dhe Kolumbia me 17 sosh mbyllin Top 4, kurse në vendin e pestë që dërgon drejt “Play-off” gjendet Kombëtarja e Perusë me gjithsej 17 pikë.
Rezultati final i ndeshjes mes Argjentinës dhe Brazilit është i barabartë 0:0.

Back to top button