​Ndalohet një person për kultivim të kanabisit në Mramor

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet L.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
“Prokuroria ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, nga bastisja e realizuar në fshatin Mramor, në shtëpinë me qëra të dyshuarit të lartcekur, është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar  36 bimë narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes, do t’i ndërmerr veprimet e tjera procedurale ndaj tij, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button