​Ngjarjet e datës 1 mars

HANDIKOS me rastin Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, me moton ‘’Sot lëvizim bashkë!’’, organizon aktivitete në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ dhe ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prishtinë. (Ora 08:00 e tutje)
Qendra AIRE organizon një takim mbi statistikat gjithëpërfshirëse, efektive dhe transparente për kthimin e pasurisë si një mjet kyç për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Takim do të mbledhë gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të institucioneve gjyqësore nga Ballkani Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 9:15)
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Këshillin e Evropës, organizon takim me qëllim të lansimit të raportit “Vlerësimi Krahasues i të dhënave mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë (2014 – 2020), mbështetur nga Projekti KoSEJ II. (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, ora 10:00)
Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore mbajnë tryezën “Barazi për të gjithë”, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare “Zero Diskriminim”. (Hotel “Emerald ”, ora 10:00 -13:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban mbledhjes e radhës, ku i ftuar është ministri i MMPHI, Liburn Aliu. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban mbledhjes e radhës, ku do të shqyrtohet raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për infrastrukturën kritike dhe nisma legjislative për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë se Kosovës. (Kuvendi, salla N303, ora 10:00)
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes të projektit “Të lidhur përmes mobilitetit – Connected through Mobility”, që ka për qëllim të prezantojë programet ndërkombëtare të mobilitetit për shkolla profesionale në 4 shtetet e Ballkanit Perëndimor. (KEC, kompleksi i shkollës “Mileniumi i Tretë”, Rr. “Qëndresa”, nr. 48, Matiçan, 10000, ora 10:30)
Përfaqësues të organizatës ORCA takojnë rektoratin e UP-së me rastin e dorëzimit të raportit hulumtues “Analiza e procesit të zgjedhjes së stafit akademik nga konkursi NR. 804 – 2021 në Universitetin e Prishtinës”. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)
Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. (Rrugën Ukshin Hoti, kompleksi “Ramiz Sadiku”, ora 11:00)
Lëvizja FOL mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Komunat nuk zbatojnë Udhëzimin Administrativ të MAPL-së”. (Zyret e Lëvizjes FOL, rruga Andrea Gropa nr.35, Prishtinë, ora 11:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku do të shqyrtohet kërkesa e NP KOSTT, si dhe çështje tjera. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)
Komisioni për Integrim Evropian mban mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi, salla N302, ora 11:00)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, mban mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet raporti me amendamente të grupit punues për Projektligjin 08/L-025 për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si dhe çështje tjera. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)
Agjencia kundër Korrupsionit organizon takim me media me rastin e fillimit të procesit të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Salla e takimeve në AKK-së, ora 13.30)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet plani i punës i komisionit për vitin 2022. (Kuvendi, salla N302, ora 14:30)
Sindikata e Infermierëve të Kosovës në bashkëpunim me Odën e Infermierëve të Kosovës dhe Shoqatat e Profesionistëve Shëndetësor organizon marshin për pagë dinjitoze dhe kundër diskriminimit. (Nisja nga QKUK-ja deri te Qeveria e Kosovës, ora 15:00).

Back to top button