Kanadaja do të ndalojë të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia

Kanadaja do të bëhet vendi i parë në G7 që do të ndalojë të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia. Kryeministri Justin Trudeau e bëri njoftimin të hënën, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Përveç ndalimit të importit, Trudeau njoftoi gjithashtu furnizimin me armë dhe municione antitank për luftëtarët ukrainas.

Kanadaja importon rreth 550 milion dollarë (370 milion £) naftë bruto në vit nga Rusia, sipas Shoqatës Kanadeze të Prodhuesve të Naftës./21Media

Back to top button