Biden: Do të kemi një vaksinë për çdo amerikan

 

Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për të patur mjaft vaksina kovid për çdo të rritur deri në fund të majit, tha Presidenti Joe Biden.

Biden gjithashtu u dha mesazhe kompanisë farmaceutike Johnson per suksesin e tyre në bërjen e vaksinës në bashkëpunim me Merck.

“Nuk janë vetëm Johnson@Johnson dhe Merck. Janë edhe Pfizer, Moderna, të cilët kanë punuar ngushtë me ne për të shpejtuar shpërndarjen e miliona dozave në të gjithë vendin. Rezultati është që ne jemi në rrugën tonë të vaksinimit të çdo të rrituri amerikan në fund të majit, disa muaj më herët sesa shumë prisnin”, u citua të kishte thënë Biden në CNN.

Biden tha sot se ai do të kontaktojë Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar një shtesë prej 100 milion dozash të vaksinave Johnson@Johnson./21Media

Back to top button