​Ngjarjet e datës 13 mars 2022

 
Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve mban takim me operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve, ku do të diskutohet lidhur me vendimin e MMPHI për përcaktimin e çmimores në transportin ndërurban të udhëtarëve me autobusë, për kategoritë e veçanta të shoqërisë siç janë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00).
Ambasada e Francës në Kosovë organizon ceremoninë e hapjes së Javës së Frankofonisë në Kosovë. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 17:00).

Back to top button