​Ngjarjet e datës 15 dhjetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, organizon pritje për homologun e saj nga Maqedonia Veriore Stevo Pendarovski. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora 09:00)
Kryesia e BIK-ut mban konferencën shkencore “Revista Edukata Islame” – 50 vjet mision në fjalën e shkruar shqipe”. (Salla e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë, ora 09:00)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 09:30-13:00)
Konferenca e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës (APK) mban konferencë me temën “Sfidat në Shëndetin Mendor”. (Hotel “Emerald”, ora 9:30-10:00)
Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, organizon ngjarjen përmbyllëse të projektit “Promovimi i demokracisë lokale”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Venus” Prishtinë, ora 10:00)
Drejtori i AKI Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
IPKO Foundation në bashkëpunim me Kosova Makers League organizojnë përmbylljen e raundit special të garës së Robotikës, në kuadër të Edicionit të tetë të konferencës teknologjike DOKU.TECH. (“Termokiss”, Prishtinë, ora 10:00-15:00)
Mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të obeliskut në nder dhe përkujtim të kontributit dhe sakrficiës së profesionistëve shëndetësor të Kosovës. (Para hyrjes në Kompleksin e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, në ndarjen fizike në mes të krahëve të rrugës “Hipokrati”, ora 11:00)
Ministria e Drejtësisë dhe IFC ( International Finance Corporation) nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale, për zhvillimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore, e cila rregullon falimentimin dhe rritjen e kreditimit. (Ministria e Drejtësisë, ora 11:00)
Promovohet libri “Kosova 1968-1990”, i autorit Shkodran Imeraj, botim i Institutit të Historisë – Prishtinë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)
Shfaqet filmi dokumentar “Në skaj të jetës”. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 11:00)
Komisioni për Buxhet shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Mjedis për Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203, ora 11:30)
Mbahet protestë e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelerisë e Turizmit të Kosovës. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 13:00)
Mbahet ceremonia e inagurimit të fluturimit të parë Zagreb-Prishtinë-Zagreb. Marrin pjesë ministri i Infrastrukturës së Kroacisë Oleg Butkoviq, zv.ministri i Mjedisit Hysen Durmishi dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla. (Terminali i Ri ANP “Adem Jashari”, ora 13:20)
Në kuadër të aktivitetit “Debate me qytetarë”, mbahet takimi i deputetëve: Yllza Hoti, Albana Bytyqi dhe Erxhan Galushi, me qytetarë të Komunës së Prizrenit. (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren, ora 14:00)
Mbahet konferencë për ecurinë e çështjes Hashim Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 14:30)

Back to top button