​Ngjarjet e datës 5 dhjetor

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung organizojnë konferencën “Çfarë shteti të mirëqenies dëshirojmë? Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë”. (Hotel “Garden”, ora 09:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, do të organizojë konferencën rajonale “E drejta e autorit në kohën digjitale”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. (Kuvendi i Kosovës, salla N 10, ora 10:00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe familjarët e të të deportuarve interevistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizim Qytetar. (“NANA Fashion food & drinks”, ora 10:00)

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Magno do të flasë në hapjen e Konventës së tretë vjetore të Përpunuesve të Drurit në Kosovë. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Ekipi i ndreqe.com organizon konferencën “Sfidat e Menaxhimit të Mbeturinave Komunale”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremi. (Objekti i Komunës së Suharekës, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konventën e Tretë të Industrisë së Drurit. (Hotel “Emerald”, 10:30)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të mbajë konferencë lidhur me konkurrueshmërin dhe gatishmërin për eksport e financuar nga Banka Botërore dhe Implementuar nga MTI.  (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

Mbahet konferenca për organizimin e Konferencës së 2-të Shkencore Ndërkombëtare “Nxitja e Zhvillimit te Qëndrueshëm në Biznes, Turizëm dhe Agrobiznes në Vendet e Ballkanit”. (Hotel “Dukagjini”, ora 11:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon aktivitetin e shënimit të 5 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Amfiteatri i madh në ndërtesën e Rilindjes, ora 11:15)

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha. (Objekti i Komunës së Fushë Kosovës, ora 11:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton fshatin Plemetin dhe merr pjesë në nisjen e punimeve në shtrimin e rrugës. (Te ura në Plemetin, ora 11:40)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

Përurohet libri me poezi i Marigonë Kelmendit “MERIMANGAT E LIRISË”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Baleti Kombëtar i Kosovës do të mbajë konferencë. (Ora 13:00)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pret në takim rektorët e universiteteve dhe kolegjeve të Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:30)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës organizon aktivitetin „Jehona e zërit të saj: Ndikimi i paraqitjes publike të zonjës Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë“. (Kino Armata, ora 14:00)

Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shpall e Fituesit të çmimit “Artistët e së nesërmes”. (Klubi i Boksit, “Mark Isaku”, ora 20:00)

Back to top button